Autonomia e spitaleve/ Haxhi: Ide e mirë, por ka dyshime mbi zbatimin. Krizë e thellë nga mungesa e mjekëve (VIDEO) 

Autonomia e spitaleve/ Haxhi: Ide e mirë, por ka dyshime mbi zbatimin. Krizë e thellë nga mungesa e mjekëve (VIDEO) 

Qeveria ka dërguar për diskutim në Kuvend draftin e ri për riorganizimin e shërbimit spitalor. Përmes këtij projektligji, qeveria thotë se do të duhet të ndryshohet ligji i mëparshëm ai i marsit të vitit 2003 dhe do t’i jepet më shumë autonomi spitaleve publike. Duke folur në MCN Live mjeku toksikolog Alban Haxhi e konsideroi idenë të mirë, por u shpreh skeptik nëse mund të zbatohet. Haxhi po ashtu u shpreh se nuk mund të pretendohet që të ketë shërbime më të mirë në orët ekstra. Ai theksoi se Shqipëria është në krizë të thellë për mungesën e mjekëve.

Si ide është e mirë, që mjekut t’i jepet e drejta të përdorë ambientet e spitaleve publike, duke i paguar një qira spitalit, që merr një pagesë ekstra. Se si do rregullohet dhe si do veprohet s’jam i zoti ta di, si do funksionojë në anën ligjore dhe menaxheriale. Jashtë është shumë funksionale. Absolutisht nuk e zgjidh mirëqenien e mjekëve. Duke ditur kapacitetet që kanë spitalet shqiptare, kemi mungesa të theksuara të laboratorëve që t’i përdorim në orarin zyrtar, jo më jashtë orarit zyrtar. Nuk mund të pretendojmë të kemi shërbime më të mira gjatë orëve ekstra. Rroga bazë e mjekëve në shtet është skandaloze, krahasuar me rajonin. Ne jemi në krizë të thellë për mjekët, një mënyrë duhet të gjendet për të rregulluar mungesat që kemi. Për të nxjerrë të ardhura. Ne në kushtet e sotme, në 2022-shin, ndërkohë që Evropa dhe sisteme ndërkombëtare s’diskutojnë elementet bazike, si kushtet sanitare, ne s’i kemi as këto në shumë raste. Kolegët tanë jashtë janë në nivelin e research-it. Që këtu kemi një gap (hendek) shumë të madh”.

Lidhur me mungesën e standardeve të mjekëve në spitalet publike, Harxhi tha se duhet të funksionojnë mekanizmat për kontrollin e personelit dhe menaxhimin e punës të stafit mjekësor. Mjeku solli në vëmendje disa nga dyshimet që kanë “bluzat e bardha” lidhur me ligjin e ri.

Teorikisht duhet të ketë një bord mjekësh që duhet të merren me krijimin e këtij ligji. Do të krahasohet me kushtet që kemi për ta implementuar dhe më pas ta hedhim në treg. Kam dëgjuar shumë komente nga kolegë, që s’mund të implementohet dot dhe do ketë problematika në orët ekstra dhe problematika në pagesa. Nuk e di si do gjendet mekanizmi për t’ia kaluar këto pagesa mjekut. Nuk e kemi akoma konceptin e autonomisë. Duke qenë spital publik i mbuluar nga shteti, ti do ofrosh një shërbim ekstra që prapë do ta monitorojë shteti, më duket pak e çuditshme”.

I pyetur nëse do ta linte spitalin privat për të punuar në shtet, me ndryshimet e reja, Haxhi tha:

Duhet bërë bilanci i të ardhurave ekonomike. Nëse do kem më të ardhura më të mira në shtet, do orientohem drejt shtetit. Sistemi privat të ofron përveç një rroge bazë të punosh sipas dëshirës. Mjeku vuri në dukje se Shqipëria duhet të rregullojë gjërat bazike si pagat e mjekëve, dhe të plotësojë kushtet minimale të punës.

Mjeku u pyet edhe mbi takimin e zhvilluar me kreun e PD Sali Berisha, dhe pritshmëritë nga ky i fundit lidhur me mjekësinë.

Qëllimi i takimit ishte që ne të nxjerrim ide, projekte, që doktori, PD na i ka lënë në dorë për të ngritur. PD ka ofruar që të ngrihet nga ne si një mision që duhet ta bëjmë. Tryezën e radhës nuk e kemi caktuar se kur do e kemi. Është e nevojshme. Do vazhdojmë në takime të vazhdueshme.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy