Meta fton në takim Ruçin: Duhet ngritur sa më parë Gjykata Kushtetuese

Meta fton në takim Ruçin: Duhet ngritur sa më parë Gjykata Kushtetuese

Presidenti i republikës, Ilir Meta, sot në konferencën e përjavshme për shtyp, tha se i ka dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për një takim urgjent, pas raportit final të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta tha se është i gatshëm për bashkëpunim për zbatimin kushtetues të Reformës në Drejtësi.

Sipas Kreut të Shtetit, ngritja e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë kushtetuese duhet të bëhet urgjentisht, pasi ky është kryekushti i Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Dua të përqendrohem mbi tre elementë kryesorë. Së pari po e nis me Komisionin e Venecias, për arsye të urgjencës që ka ngritja e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë Kushtetuese. Si President i Republikës, siç kam qenë gjithmonë i palodhur në kërkim të bashkëpunimit për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, do të vijoj të jem kështu edhe pas raportit final të Komisionit të Venecias dhe sot i kemi përcjellë shkresën zyrtare kryetarit të kuvendit për të zhvilluar një takim sa më parë që ai të ketë mundësi, duke filluar nga e hëna që vjen.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale në interes të shqiptarëve, por edhe sa i takon procesit të integrimit, sepse është kryekusht nga PE. padyshim që edhe Bundestagu dhe KE, PE, Parlamenti Danez, etj, do ta marrin në variantin origjinal raportin e Venecias.

Shpreh vendosmërinë e Presidentit për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri Reforma në Drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Kjo realizohet jo përmes interpretimeve sipas dëshirave apo interesave të secilit, por vetëm përmes respektimit të Kushtetutës dhe ligjit nga të gjithë.

Së dyti, implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Rekomandimet janë të qarta edhe në shqip”, tha Meta.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta në këtë konferencë për media ka reaguar pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit  të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Meta shprehu bindjen se “kjo sfidë” do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri nga Thaçi dhe Veseli, duke shtuar se megjithatë nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve të Kosovës ka aktakuza.

Sipas Presidentit, Serbia, “pala që shkaktoi luftën e dhunën” e ka kthyer në strategji njollosjen e UÇK dhe dëmtimin e Kosovës.

“Zhvillim mjaft sfidant, i cili absolutisht që jam i sigurt do të përballohet me shumë urtësi, unitet por edhe largpamësi nga jo vetëm këto dy personalitete, edhe nga presidenti i Kosovës, që ka qenë udhëheqësi kryesor i UÇK por edhe nga Veseli e mbi të gjithë duke vlerësuar se nuk është sfidë e tyre në planin individual apo institucional, do të përballohet me shumë dinjitet dhe përgjegjshmëri jashtë kalkulimeve afatshkurtra nga gjithë klasa politike në Kosovë.

Nuk është hera e parë që ndaj udhëheqësve kemi aktakuza, pala që shkaktoi luftën e dhunë, gjenocidin e që ishte edhe përgjegjëse për krijimin e UÇK si e vetmja rrugë për të fituar lirinë e dinjitetit njerëzor, e ka kthyer në një strategji të sajën njollosjen e UÇK por jo vetëm kaq, por edhe dëmtimin e funksionimit të shtetit të Kosovës pavarësia e të cilit është njohur nga Gaha prej shumë kohësh por edhe njëkohësisht ka treguar që është faktor stabiliteti për rajonin, shpreh solidaritetin tim edhe si president i republikës por edhe si mik e shok, për ta dhe jam i sigurt që ata do ta përballojnë me mjaft dinjitet e përgjegjësi duke konfirmuar drejtësinë e luftës së UÇ por edhe për të rrëzuar këtë strategji tepër të gabuar e provokative që tenton të mbajë peng rajonit e të minojë integrimin euroatlantik”, tha Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy