Gjirokastër/ Dy makina dhe një motor përfshihen në aksident

Gjirokastër/ Dy makina dhe një motor përfshihen në aksident

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në kthesën e Viroit në Gjirokastër, raporton korrespondentja e Mcn TV.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip W-Polo, një Audi me targa AA925JY dhe një motor. Kujtojmë që zona konsiderohet e rrezikshme dhe vazhdimisht regjistrohen aksidente.

Sikurse mund të shihet nga pamjet dëmet kanë qenë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e dy makinave të përfshira, ndërsa drejtuesi i motorit është përplasur nga të dyja mjetet.

Mësohet se gjendja e shoferëve dhe pasagjerëve është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po heton për zbardhjen e rrethanave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy