
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka ngritur kabinetin e tij qeveritar, ku zotërojnë femrat. Shumica e anëtarëve të kabinetit janë gra që drejtojnë ministritë kryesore, për herë të parë në historinë e Spanjës.
Detyra e zëvendëskryeministres i është besuar Carmen Calvo-s, ajo e ministres së Ekonomisë i është caktuar drejtoreshës së përgjithshme për Buxhetin e BE në Komisionin Europian, Nadia Calvino, ndërsa ministre e Drejtësisë është emëruar prokurorja e shtetit, Dolores Delgrado.
“Të gjitha janë shumë të kualifikuara dhe do ta vënë përvojën e tyre në shërbim të publikut, duke reflektuar më të mirën e Spanjës”, tha Sanchez në një konferencë shtypi.



