Johnson: Britania do të akordojë 230 mln dollarë ndihma shtesë për Ukrainën

Johnson: Britania do të akordojë 230 mln dollarë ndihma shtesë për Ukrainën

Ky është momenti që "miqtë e Ukrainës të krijojnë një koalicion të mbështetjes ushtarake humanitare, ekonomike dhe mbrojtëse për të siguruar që Putini të dështojë në këtë pushtim katastrofik" tha këtë të hënë Boris Johnson, ndërsa fliste gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologët e tij holandezë dhe kanadezë në Londra.

Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda "qëndrojnë krah për krah" kundër pushtimit rus të Ukrainës, shtoi Johnson.

"Grupi ynë i ri ndërkombëtar për mbështetjen e Ukrainës do të koordinojë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar ndihmë afatgjatë dhe të palëkundur tani dhe në të ardhmen, dhe ne do të inkurajojmë më shumë vende të bashkohen me ne.

Në 12 ditët e pushtimit rus në Ukrainë, Johnson tha se është e qartë se presidenti rus Vladimir Putin bëri një "llogaritje të gabuar" duke nënvlerësuar Ukrainën.

“Ai ka nënvlerësuar ukrainasit dhe rezistencën e tyre heroike. Ai ka nënvlerësuar liderin e tyre dhe ka nënvlerësuar unitetin e Perëndimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy