Tramp fiton garën presidenciale: Nuk ka ëndërr që nuk realizohet

Tramp fiton garën presidenciale: Nuk ka ëndërr që nuk realizohet

Amerika ka zgjedhur presidentin e saj të ri. Republikani Donald Tramp do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Fitorja e Trampit u konfirmua nga republikani Majk Pens, i cili doli para mbështetësve republikanë pak minuta më parë, për ti prezantuar vendi presidentin e ri. Tramp tha se do të jetë president i të gjithëve dhe falënderoi rivalen Klinton.  

Pjesë nga fjalimi i Trampit 

Sapo mora një telefonatë nga Klintoni. Na përgëzon për fitoren dhe ne e përgëzojmë për fushatën e fortë. Ajo luftoi fort. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë dhe ne i jemi borxhlinj për shërbimin e gjatë ndaj vendit. Për të gjithë republikanët dhe demokratët, është koha që ne të jemi të bashkuar si një komb i vetëm. I drejtohem të gjithë qytetarëve për t'u thënë se do të jem president i të gjithëve. Për ata që nuk më votuan, do t’u vij në ndihmë që të punojmë së bashku dhe të bashkojmë vendin. Kjo e jona nuk ishte një fushatë, por një lëvizje madhështore. Burra dhe gra që e duan këtë vend dhe punojnë për një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.

Është një ngjarje historike. Por për ta bërë plotësisht të tillë ne duhet të bëjmë një punë të shkëlqyer. Ndërsa fushata sapo ka mbaruar, puna jonë sapo ka filluar. Ne do të bëjmë një punë të tillë që jut ë jeni krenarë për presidentin tuaj. Unë e adhuroj këtë vend!

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy