Basha: Policia po terrorizon Dëshmitarin X

Basha: Policia po terrorizon Dëshmitarin X

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se familja e dëshmitarit që shfaqet në audiopërgjimin e publikuar 3 ditë më parë është në presionin e policisë. Në fjalën e tij në seancën e sotme, Basha tha se i ashtuquajturi Dëshmitari X, i cili dëgjohet teksa bisedon me Agron Xhafajn në telefon lidhur me një ngarkesë droge, po terrorizohet nga policia bashkë me familjen e tij.

“Prej 72 orësh, dëshmitari X dhe familja e tij janë në presionin dhe terrorin policor. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit”, tha ai.

Një ditë më parë, kryeministri Rama dhe ministri Fatmir Xhafaj e cilësuan një manipulim audiopërgjimin e publikuar nga PD. Por Basha thotë se Dëshmitari X po përndiqet nga policia sepse e kundërta është e vërtetë.

 “Nëse nuk do të ishte i vërtetë audiopërgjimi, pse i janë vënë prapa Dëshmitarit  X dhe familjes së tij. Pse i janë vënë prana dëshmitarit X dhe bandave”, tha ai.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i kërkoi Bashës të respektonte kohën e parashikuar për fjalën në Parlament.

“Gojën opozitës nuk ia mbyllni dot, as me metodat e sigurimit ju jeni shkolluar e rritur. Prandaj unë do të vazhdoj deri në fund fjalën time këtu”, tha Basha,

“Duhet të respektoni Kuvendin Zoti Basha, Mos e uzurponi Parlamentin, Uluni poshtë”, u shpreh Ruçi.

Në këto kushte, Ruçi njoftoi ndërprerjen e seancës, ndërsa Basha vijoi fjalën e tij nga foltorja duke u lidhur live në “Facebook”.

Tre ditë më parë, PD-ja publikoi një bisedë audio, në të cilën pretendohet se një person, i cilësuar si Dëshmitari X, diskuton me Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm, në lidhje me trafikimin e një sasie lënde narkotike.

Vetë Agron Xhafaj, në një letër publike dje njoftoi se do të paraqitej para autoriteteve italiane, për t’u përballur me një dënim të dhënë ndaj tij disa vite më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Ai mohoi ta ketë zhvilluar një bisedë të tillë në telefon me njeri dhe e cilëoi manipulim audion e publikuar nga PD-ja.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy