Një shkencëtar aventurier dhe “gruaja e lakuriqëve të natës” nën hetim për daljen e Covid-19 nga laboratori

Një shkencëtar aventurier dhe “gruaja e lakuriqëve të natës” nën hetim për daljen e Covid-19 nga laboratori

Në një video studiuesit shihen teksa hyjnë në një shpellë me fenerët e tyre blu.

Nëse lëkura jonë ekspozohet, atëherë bie në kontakt shumë shpejtë me jashtëqitjen e lakuriqëve të natës dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme”, shprehet Tian Junhau, një gjuetar i lakuriqëve.

“Ne duhet të jetojmë për disa ditë në shpellë. . " vazhdon ai, ndërsa kolona zanore përforcon dramën. “Nuk ka sinjal të telefonit celular, nuk ka ushqime. Pra është vërtet e frikshme ”.

Video e publikuar nga autoritetet shkencore kombëtare dhe televizioni shtetëror kinez CCTV në 10 dhjetor, 2019, ka qarkulluar edhe në shumë rrjete sociale.

Videoja është me një cilësi shumë të lartë, e krijuar për të promovuar kërkimet e viruseve në Kinë.

Ajo u transmetuar rreth kohës kur banorët e Wuhan filluan të paraqiteshin në spitale me sëmundje misterioze të frymëmarrjes, në video, gjuetari i lakuriqëve shihet teksa tregon dhe kushtet në terren gjatë pandemisë.

Tian dhe ekipi i tij nga Qendra e Wuhan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë filmuar duke kapur lakuriqë nate dhe mbledhur jashtëqitje të tyre për kërkime të sëmundjeve të reja për të krijuar vaksina.

Në video, Tian flet për nevojën e kujdesit. "Ndërsa jemi duke zbuluar viruse të reja ne jemi në rrezik nga infektimi i tyre.", thotë ai, megjithëse në video shihet teksa mbush shishet e mostrës pa veshur plotësisht veshjen.

Asgjë nuk dihet jashtë Kinës për këto ekspedita nga Wuhan CDC - e njëjta agjenci që mbikëqyri situatat pandemike të hershme në Kinë. 

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të lëshuar në Mars, Wuhan CDC mohoi çdo ruajtje ose aktivitet laboratorik që përfshinte viruse lakuriqësh para shpërthimit të koronavirusit - një qëndrim i vështirë për tu pajtuar pas videos së Tian ku vizitonte dhjetëra shpella të lakuriqëve.

Ndërkohë Tian ende nuk ka folur publikisht për më shumë se një vit.

E quajtur "Gruaja e Lakuriqëve të Natës" në Kinë, Shi ka qenë studiuesja e koronavirusit në vend, duke identifikuar shumë viruse të reja të ngjashme me SARS-in gjatë viteve dhe duke dhënë paralajmërime paraprake për rrezikun e një pandemie të re. 

Raporti i OBSH-së thotë se Shi i tha ekipit kërkues se e gjithë puna në terren është bërë me pajisje të plota mbrojtëse - për të cilat ekspertët thonë se përfshijnë maska ​​N95, veshje të trupit, syze dhe doreza. 

Por në një leksion të qershorit 2018 , Shi tha se punëtorët nuk e bëjnë atë në praktikë.

"Në shumicën e rasteve, ne do të vishnim vetëm një mbrojtje të thjeshtë dhe është në rregull," tha ajo në një program kinez si TED Talks të quajtur Yixi. 

Ajo tha se kjo bëhet për shkak se shumica e sëmundjeve të shkaktuara nga lakuriqët e natës nuk mund të infektojnë njerëzit direkt, vetëm përmes një kafshe ndërmjetëse.

Shi mbajti një profil të ulët në fillimin e pandemisë dhe më 2 shkurt, 2020, ajo u tregoi miqve në WeChat se laboratori i saj nuk ishte i përfshirë në shpërthimin e Covid-19. 

Në korrik, Shi shkroi një deklaratë të gjatë për revistën Science, duke thënë se ishte e pamundur që koronavirusi të kishte ardhur nga WIV, pasi ekipi i saj nuk e kishte hasur këtë lloj virusi dhe se i gjithë stafi kishte rezultuar negativë për antitrupa koronavirus. 

Heshtja e shkencëtarëve është duke penguar marrjen e një përgjigje mbi origjinën e Covid-19.

Por ende nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë që lidh ekipin e Tian me shpërthimin e koronavirusit.

Ende nuk ka prova për të mbështetur ndonjë teori të origjinës së pandemisë.

Shumë shkencëtarë thonë se rruga e mundshme e shpërndarjes së Covid-19 ka ardhur nga kalimi i kafshëve te njerëzit. Por kjo teori bazohet kryesisht në mënyrën se si kanë lindur koronavirusët e tjerë, jo në atë që dihet për këtë rast.

Shefi i OBSH-së, administrata e Bajdenit, qeveri të tjera dhe shkencëtarë në të gjithë botën e kanë akuzuar Kinën se nuk po e bën të lehtë këtë hetim.

Javën e kaluar, Presidenti Biden udhëzoi agjensitë e inteligjencës amerikane që të dyfishojnë përpjekjet për të përcaktuar origjinën e pandemisë, përfshirë nëse ajo mund të kishte dalë "nga një aksident laboratorik".

Autoritetet kineze nuk ishin shumë pro ekipit ndërkombëtar të porositur nga OBSH për të gjetur origjinën e virusit. Negociatat mbi marrëveshjet vonuan ekipin për arritjen në Wuhan edhe pse kishte një vit që atje ishte raportuar rasti i parë.

Burimi: The Washington Post Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy