
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i bëri thirrje qeverisë të anulojë kontratën e rrugës Milot-Balldren. Gjatë një takimi me banorët e Kurbinit, të cilët i ftoi në protestën që PD-ja mban të dielën, Basha u betua në kishën e Laçit se do të anulojë projektin e rrugës dhe do të çojë para drejtësisë kryeministrin Rama, ministren Balluku dhe ish-ministrin Damian Gjiknuri.
“Milot - Balldre 260 milionë euro për 17 km. Hajdutëri të tillë nuk ka dëgjuar Evropa, hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar. Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Tani dua t’i them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare; mos guxo një një lopatë të vetme dheu sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do varroset, Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri do shkojnë para drejtësisë. Zotohem para kurbinasve, para kishës së Laçit, shans nuk keni të vidhni shqiptarët. Me këtë kontratë krimi ju presin hekurat, po kurrsesi hajdutëria rekord e rrugës Milot-Balldren”, tha ai.



