Jaka: 70% e sipërmarrësve ankohen për masat (VIDEO)

Jaka: 70% e sipërmarrësve ankohen për masat (VIDEO)

83 biznese në kryeqytet kanë ndërprerë përkohësisht punën si rrjedhojë e situatë së krijuar nga koronavirusi.

Pamundësia ekonomike për të përballuar këtë situatë ka shtyrë bizneset që t’i kërkojnë qeverisë që tatim-fitimi dhe tatimet e tjera, sigurimet shoqerore, pagesat e energjisë dhe ujit, gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore të mos paguhen për 3 deri në 6 muaj si dhe të kompensohen nga shteti.

Kryeministri Rama në komunikimin e tij ditën e djeshme bëri me dije se çdo vendim për të ndërhyrë me një plan ekonomik do të merret hap pas hapi.

Por, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industisë, Nikolin Jaka, në një intervistë për TvT thotë se kjo kërkesë e biznesit është urgjente dhe nuk ka kohë për të pritur analizat e vonuara të qeverisë.

Masat shtrënguese të qeverisë për mbylljen e këtyre bizneseve, si një masë kjo për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, sipas Jakës po e çon biznesin në krizë.

Kohëzgjatja e koronavirusit në vend do të ndikojë sipas Jakës edhe në kufizimin e mallrave.

Deri më tani qeveria ka vendosur mbylljen e bareve, restoranteve, qendrave sportive e kulturore duke lënë të hapur aktivitetin vetëm për marketet dhe farmacitë. Kufizimi i lëvizjes së automjeteve dhe qytetarëve ka bërë që dhe ndërmarrjet e vogla të mbyllin bizneset e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy