Tre persona thyejnë dhe grabisin bankën në Laç

Tre persona thyejnë dhe grabisin bankën në Laç

Të paktën 10 persona janë shoqëruar në polici pas grabitjes së bankës së filialit të një banke të nivelit të dytë në Laç. Ngjarja ka ndodhur dje  rreth orës 16:00, kur tre persona të maskuar dhe të armatosur hynë në bankë dhe grabitën një shumë parash ende të pa përcaktuar. Sipas policisë, mësohet se kanë qenë tre persona të përfshirë në grabitje, dy prej autorëve ishin të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës. Ata kanë mundur të marrin nga banka një sasi parash, ende të paqartë, ndërsa më pas larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj. Nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka persona të lënduar dhe se autorët nuk kanë qëlluar me armë- sqaron në njoftimin zyrtar policia.Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t'i shërbejë zbardhjes së ngjarjes. Njëkohësisht po vijon puna për sekuestrimin e të gjitha kamerave në të gjitha drejtimet që të çojnë në bankën ku ndodhi ngjarja. Deri tani janë shoqëruar disa persona, si dhe janë kontrolluar  banesa  e garazhe-thuhet në njoftim, teksa nuk jepen më tepër detaje për shkak te hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy