Microsoft mbyll zyrat në Rusi

Microsoft mbyll zyrat në Rusi

Microsoft ka zvogëluar ndjeshëm aktivitetet e tij në Rusi.

Bloomberg raporton se kompania Microsoft pasi bllokoi shitjen e produkteve dhe shërbimeve në vend në fillim të muajit mars, ka vendosur të mbyllë plotësisht zyrat dhe bizneset e tij, një vendim që prek 400 punonjës. Një zëdhënës i kompanisë tha se ata do të vijojnë të përmbushin detyrimet kontraktuale me klientët.

Si rezultat i ndryshimeve në perspektivën ekonomike dhe ndikimit në biznesin tonë në Rusi, ne kemi marrë vendimin për të reduktuar ndjeshëm operacionet tona. Ne do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona kontraktuale ekzistuese me klientët.

Amy Hood zbuloi në fillim të këtij viti se Rusia përbën më pak se 1% të të ardhurave globale të kompanisë.

Gjiganti amerikan nuk është i pari që pezullon apo mbyll aktivitetet e tij në Rusi. Shumë kompani ndërkombëtare, duke përfshirë Dell, Apple, Nike dhe Adidas, prej kohësh kanë ndërprerë lidhjet me Moskën, duke mbyllur dyqanet ose duke ndaluar shitjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy