Tension në tokën greke, bllokohet autokolona e ushtarëve shqiptarë pjesë e NATO-s

Tension në tokën greke, bllokohet autokolona e ushtarëve shqiptarë pjesë e NATO-s

Një forcë ushtarake shqiptare që udhëtonte tranzit në territorin grek drejt Rumanisë ëshë bllokuar prej protestuesve të Partisë Komuniste greke në aksin që lidh Kozanin me Verian, në Greqinë veriore.

Sipas burimeve lokale, dy autobusë me ushtarë dhe 20 makina shoqëruese të tyre, që po udhëtojnë në kuadër të një stërvitjeje të NATO-s, të quajtur Noble Jump, janë bllokuar dhe nuk lejohen të kalojnë drejt kufirit. 

Lëvizja e forcave ushtarake ishte paralajmëruar më parë dhe ka vijuar normalisht gjatë ditëve të fundit, ku sipas njoftimeve kanë kaluar nëpër territorin grek forca ushtarake nga pothuaj gjithë vendet perëndimore, anëtare të NATO-s, përveç shqiptarëve, për të cilët protestuesit kërkojnë të kthehen mbrapsht. 

Vlen të përmendet se në zonë ka forca të shumta të policisë dhe nuk kërcënohet aspak jeta e ushtrakëve tanë. Qeveria greke ka premtuar se gjatë orëve në vazhdim do të hapet rruga dhe autokolona e ushtarëve shqiptarë do të vazhdojë normalisht rrugën./ tch 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy