Daçiç i falet Lavrovit: Pa Rusinë, është e pamundur të mbrohet sovraniteti

Daçiç i falet Lavrovit: Pa Rusinë, është e pamundur të mbrohet sovraniteti

Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, Ivica Daçiç dhe Sergei Lavrov, kanë nënshkruar të hënën në Beograd planin e konsultimeve për dy vjetët e ardhshëm.

Numri një i diplomacis së Serbis u tha gazetarëve se praktikë do të jenë takimet dy herë në vit, një herë në Rusi, një herë në Serbi.

"Pa Rusinë, është e pamundur të mbrohet integriteti dhe sovraniteti ynë. Kur flasim për marrëdhëniet me Rusinë, flasim edhe për të ardhmen tonë. Serbia nuk do të jetë kurrë shtet anti-rus, ashtu siç janë bërë disa shtete. Nuk do t'iu bashkohemi sanksioneve dhe masave kufizuese. Nuk e kemi ndërmend të anëtarësohemi në NATO", tha Daçiq.

Më herët, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, i dha Lavrovit Urdhrin e Flamurit të Serbisë për meritat e jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy