“Hitleri kishte gjak hebre”/ Deklarata e Lavrov shkakton “stuhi” reagimesh nga Izraeli

“Hitleri kishte gjak hebre”/ Deklarata e Lavrov shkakton “stuhi” reagimesh nga Izraeli

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha gjatë fundjavës se diktatori nazist Adolf Hitler kishte "gjak hebre", duke shkaktuar një përgjigje të furishme nga Izraeli të hënën.

“Vërejtjet e Ministrit të Jashtëm Lavrov janë një deklaratë e pafalshme dhe e egër, si dhe një gabim i tmerrshëm historik," tha Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid.

“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të akuzosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm", thuhet në kundërpërgjigjen e Izraelit. 

Lavrov i bëri komentet në televizionin italian të dielën, duke përsëritur pretendimin e Rusisë se pushtimi i saj në Ukrainë është për të denazifizuar vendin. Ai hodhi poshtë faktin se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është hebre.

“Ai (Zelensky) parashtron një argument: Çfarë lloj nazizmi mund të kenë nëse ai është hebre. Mund të kem gabim, por Hitleri kishte edhe gjak hebre. Nuk do të thotë absolutisht asgjë. Populli i mençur hebre thotë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenjtë”, tha Lavrov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy