Rrëfehet kirurgu plastik i yjeve: Ku kanë gabuar Al Pacino dhe Robert Redford

Rrëfehet kirurgu plastik i yjeve: Ku kanë gabuar Al Pacino dhe Robert Redford

Italiani Renato Calabria është një kirurgët më të mirë plastikë. Ai punon në Beverly Hills dhe mes klientëve të tij janë Sharon Stone, Rod Steëart, Barbra Streisand. “Corriere della Sera” boton sot një shkrim, në të cilin ai rrëfen disa prej sekreteve të njerëzve të famshëm dhe teknikat e reja të kirurgjisë që të bën më të bukur apo të kthen disa vite pas në kohë.

Thonë jo, por të gjithë e duan

Ai thotë se pavarësisht se aktorët thonë shpesh jo, pas të 50-ave të gjithë trokasin në derën e kirurgut. “Në Beverly Hills ka më shumë kirurgji plastike se në të gjithë pjesën tjetër të botës”, shton ai, por pa përmendur emra për shkak të sekretit profesional.

Lifting vertikal

Doktori sugjeron tërheqjen vertikale të lëkurës, për një efekt më natyral. Ai thotë se lifting horizontal krijon efektin e ecjes me shpejtësi në një tunel, por ai vertikal lufton më me efektivitet pasojat e gravitetit në lëkurën e fytyrës.

Calabrit thotë se raporti meshkuj-femra sa i përket frekuentimit të klinikave të kirurgjisë plastike është 30 me 70. Por sipas tij, sot gjithnjë e më shumë meshkuj heteroseksualë po trokasin në derën e kirurgut plastik. Për më tepër, kjo lloj kirurgjie nuk është më një luks i kapshëm vetëm nga të pasurit.

“Hakmarrja”

Ndër arsyet kryesore që e çojnë një grua te kirurgu plastik është divorci. “Ato ndalen fillimisht te avokati e më pas te kirurgu plastik. Është e kuptueshme, ndoshta burri mund t’i ketë lënë për një grua më të re”, thotë ai.

Të njohura janë edhe “shndërrimet e mamave”, rastet kur pas lindjes një grua i drejtohet kirurgut plastik për gjoksin dhe barkun.

 Të thuash jo

Sipas kirurgut Calabria, shumica e njerëzve shkojnë te kirurgu për të rritur vetëbesimin. “Ka nga ata që pendohen pasi e kanë tepruar. Ky është edhe gabim i kirurgut pasi edhe ai duhet të dijë të thotë jo. Nëse një aktore vjen te unë dhe është vetëm 40 vjeçe, i them jo. “Duhet të presësh””.

Ndërhyrjet e burrave

Calabria thotë se fytyra e meshkujve dhe femrave trajtohet në mënyra të ndryshme. “Nuk e këshilloj blefaropastikën (kirurgjinë e qepallave), shikoni Robert Redford dhe Al Pacino që e kanë bërë. Ndërsa Richard Gere ka bërë 3-4 ndërhyrje dhe duket më natyral. Ka teknika të caktuara për një rezultat më të freskët sepse nuk ka gjë më të keqe se të shohësh një burrë me portret të ribërë”, thotë ai.   

Leksione jete

 “Ndërhyrjet mund t’i bësh nëse të bëjnë të ndihesh më mirë, por sekreti është të dish të mos identifikohesh me konceptet e bukurisë dhe pasurisë. Jeta ka ulje e ngritje, i pasuri mund të bëhet i varfër”, thotë ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy