Kush është pasuesi i Ismail Haniyeh në krye të Hamasit, një profil i shkurtër

Kush është pasuesi i Ismail Haniyeh në krye të Hamasit, një profil i shkurtër

Yahya Sinwar u shpall udhëheqës politik i Hamasit, duke pasuar Ismail Haniyeh, i vrarë gjashtë ditë më parë në Teheran në një bujtinë të Pasdaran.

Një vrasje që ka ndezur dëshirën e Teheranit për hakmarrje, që pritet në orët e ardhshme.

"Lëvizja e rezistencës islamike Hamas njofton emërimin e liderit Yahya Sinwar si kreun e byrosë politike të lëvizjes."

"Një mesazh i fortë rezistence" dërguar Izraelit dhjetë muaj pas fillimit të luftës në Gaza. “Një mesazh i fortë për pushtuesin se Hamasi po vazhdon në rrugën e rezistencës”, tha një zyrtar nga fraksioni palestinez.

Një vendim që trazon dhe njëherë letrat dhe tregon se numri një i Hamasit është ideatori i sulmit të 7 tetorit.

Sipas analistëve ndërkombëtarë, pas vdekjes së Haniyeh, ai i ka "duart të lira" për të vendosur vetë se si do të vazhdojë të luftojë kundër Izraelit, menaxhon bisedimet - të pezulluara për momentin - për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. I fshehur brenda tuneleve të Gazës për dhjetë muaj, Sinëar i tregoi botës gjithë fuqinë e tij këtë mbrëmje.

Parashikimi erdhi disa ditë më parë nga eksperti i Lindjes së Mesme, Michael Milshtein: "Me vdekjen e Haniyeh, Sinwar është njeriu që me të vërtetë komandon në Rrip. Ai e përçmonte Haniyeh sepse ishte ndër ata me kostume dhe kravata, pa përvojë ushtarake, të cilët nuk kanë vuajtur në burg si ai dhe nuk e kuptojnë se vizioni është xhihadi, jo projektet politike”, ka komentuar ai.

Sinwar nuk ka rivalë brenda llojit, madje as njerëz shumë të afërt. Një nga njerëzit më të afërt të tij u eliminua nga Izraeli. Muhamed Deif, mik shumë i besuar, u vra në një ndërtesë në jug të Rripit më 13 korrik.

Sinwar ka qenë peng i izraelitëve por është liruar në shkëmbimin e një mijë të burgosurve palestinezë dhe ushtarit Gilad Shalit të mbajtur për 5 vjet e gjysmë në tunele, me një vendim të marrë nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy