Drejtuesit e ‘Trumza’: Restoranti i shijeve unike mes Tiranës, shije ndërthurur me ngjyra

Drejtuesit e ‘Trumza’: Restoranti i shijeve unike mes Tiranës, shije ndërthurur me ngjyra

Dorjan Shehi shef kuzhine dhe Kreshnik Beshja menaxher në restorantin Trumza në Tiranë kanë folur për shijet e tyre unike që mund të gjenden në atë ambjent në mes të Tiranës.

Shehi shprehet se ka 12 vite që punon në këtë profesion dhe se sa i përket emrit të restorantit ëhstë frymëzuar nga natyra duke zgjedhur dhe një emër shqiptar, autoktonë.

Ai thjotë se në restorant ka ndërthurje të ushqimeve nga mishi, te peshku dhe ëmbëlsirat dhe se menuja dhe pjatat e Trumza kanë lënë të kënaqur si klientët vendas dhe ata të huaj.

Trumza pasi klientët fillimisht janë ndier të çuditshëm më pas kuptojnë dhe emrin. Daton shumë vite më parë pak a shumë duke zgjedhur këtë profesion dhe punë dhe mbi të gjitha një eksperiencë e gjerë ndër vite në shumë restorante prej 12 vitesh. Ishte një trend për të kuptuar se çfarë emri mund ti vë restorantit dhe duke menduar se kemi pasur shumë emra të çuditshëm mendova pse të mos vendosim një emër shqiptar autoktonë.

Duke thënë se është shumë e vështirë pasi një nga problemet më të mëdha të restoranteve është gjetja e produktit bazë me standardin që kërkon dhe klienti mendoj se kam bërë disa nga menutë që preferohen nga klientët vendas dhe të huaj.

Në fillim është menduar të bëhej një seleksionim mes pjatave, por ishte pothuajse e pamundur sepse klientela i preferonte. Në pikëpamjen time si shef kuzhine për mua gjithçka fillon nga shërbimi, mikpritja e klientit dhe ajo që kam vendosur të kem vëmendje është shërbimi që më pas lidhet me pjatën e bukur dhe shijen.

Në bazë të komunikimit që kam me shefin e sallësh mundohem të sjell një riri në tavolinat e Trumzës.  Kemi dhe Biznes Lunch për të cilin jam munduar ta nxjerr te klienti me një kosto jo shumë të lartë sepse realisht ka qenë një sfidë e madhe.

Ndërsa nga ana e tij menaxheri i Trumza Kreshnikm Beshja tregon se kur klientët kooptojnë se kjo erëz është e përdorur nga Dori në të gjitha gatimet e tij janë dhe lidhjen e emrin me restorantin.

Klientët kur vijnë thonë pse Trumza, por pastaj kur shohin në menu kuptojnë se trumza është përdorur pothuajse në të gjitha gatimet dhe është ajo pjesa që klientët e gjejnë shumë më lehtë emrin me pjesën e kuzhinës. Stili që ne kemi është arredimi që afrohet me ndriçimin dhe duket më shumë te pjesa e mishit, por kur gjejmë dhe peshkun ndryshon ideja.

Ndodh shpesh që klientët na zgjedhin nga rrjetet sociale dhe na pyesin nëse i bëjmë vërtet ashtu si në foto.

Ne bëjmë njëlloj llogaritje sa i përket pjatave më të shitura por masivisht ato mund të preferohen si nga klientët shqiptar dhe të huaj. Vështirësia në punë nuk është e madhe sepse unë me Dorin kemi mbi një dekadë që punojmë. Për të gjithë të interesuarit jemi afër stadiumit Dinamo te kryqëzimi i komunës afër bankës credins, por mund të na gjejnë dhe në rrjetet sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy