I dyshuari i vetëm zbardh vdekjen e gazetares suedeze: Ja çfarë ndodhi në nëndetëse (FOTO)

I dyshuari i vetëm zbardh vdekjen e gazetares suedeze: Ja çfarë ndodhi në nëndetëse (FOTO)

Biznesmeni danez Peter Madsen ka pranuar vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall. Kjo e fundit u zhduk në mënyrë misterioze në mes të gushtit, ndërsa disa ditë më vonë pjeë të trupit të saj u gjetën në det. I dyshuari kryesor në atë kohë u shpall Madsen, inxhinier, shpikës dhe sipërmarrës, pasi gazetarja ishte parë për herë të fundit më 10 gusht në nëndetësen e tij, ku kishte shkuar për një intervistë me shpikësin e këtij mjeti.

Sipas revistës “Globo”, Madsen fillimisht kishte thënë se gazetarja kishte vdekur aksidentalisht pasi kishte rënë nga porta e nëndetëses.

Por tashmë ai ka ndërruar versionin dhe është shprehur se Kim ka vdekur për shkak të një helmimi që i ka shkaktuar thithja e monoksidit të karbonit, ndërsa ai nvetë ndodhej në pjesën e jashtme të nëndetëses.

Në dy muajt e fundit, policia ka gjetur pjesë të trupit të gruas në zona të ndryshme të detit Balltik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy