“Veliaj e ka mbyllur ciklin politik”, Soko: Qytetarët para bashkisë për hallet e tyre, mesazhi i protestës për SPAK (VIDEO)

“Veliaj e ka mbyllur ciklin politik”, Soko: Qytetarët para bashkisë për hallet e tyre, mesazhi i protestës për SPAK (VIDEO)

Pano Soko nga Nisma Thurje në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me protestën e dytë që po zhvillohet sot para Bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e Veliajt pas aferës me drejtorët e këtij institucioni.

Ai tha se protesta nuk është vetëm për çështjen e korrupsioni pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë aty dhe për problemet që kanë hasur në këtë bashki në kohë. Sipas tij, janë hallet që i kanë detyruar qytetarët të protestojnë dhe jo për shkak të thirrjeve të opozitës.

Është protestë normale sepse ngjarja që ka sensibilizuar këdo për shkak të natyrës së vetë për mënyrën se si është ekzekutuar korrupsioni në mënyrë aq banale, e kanë bërë që të kuptohet se ata nuk pyesin për ligjin.

Të gjitha këto kanë ngritur në nivel të lartë reagimin, por nuk është vetëm çështja e korrupsionit, sepse një pjesë e mirë e qytetarëve janë aty dhe për problemet që kanë hasur në këtë bashki në kohë. Zhvillimi i Tiranës është një koncept pak abstrakt, por po themi se ngjarjet që kanë ndodhur kanë treguar se kemi pasur qytetarë që janë nëpërkëmbur.

Më tej ai shtoi se ata njerëz nuk kanë ardhur për shkak atë aferës apo kërkesës së opozitës, por për problemet e tyre personale.

Duket sikur janë pak në numër sepse është ditë pune, njerëzit janë në punë dhe është e vështirë të gjesh njerëz të lirë, të gjithë janë pak a shumë të zënë, por dhe ata që janë aty nuk janë të gjithë për shkak të thirrjes së opozitës dhe aferës, por për shkak të halleve të tyre, njerëz që kanë jetuar forcën ndëshkimin e bashkisë së Tiranës në kurriz të tyre gjatë jetës.

Ke njerëz që vuajnë çdo ditë presionin e taksave. Kompozimi i atyre njerëzve aty është i paktë për shkak të orarit të punës. Orari është i tillë që nuk i lejon njerëzit që të shkojnë dhe të paraqiten aty. Policia e shtetit s’ka punë me këshilltarët bashkiakë, s’ka punë të ndalojë ata të futen në bashki kur ai ka marrë votën pikërisht për tu futur aty.

Pavarësisht se ato janë shifra të ulëta e thash fakti që njerëzit ngrihen dhe shkojnë para bashkisë në një ditë pune dhe orar pune do të thotë se ata kanë një mllef të madh dhe këtu fillon dhe mbaron historia. Kryebashkiaku e ka krijuar këtë mllef jo në ditët e fundit, por po përballet me një realitet që e ka prodhuar ditë pas dite gjatë kohës që është aty.

I pyetur se për çfarë duet të shqetësohet sot Veliaj, Soko tha ajo protestë nuk është fushatë elektorale por është një mesazh për SPAK që të vazhdojë atë që ka nisur dhe se mbështetja popullore është ajo për të cilën drejtësia ka nevojë dhe jo mbështetja politike.

Protesta nuk rrëzon pushtetet dhe ata që shkojnë aty nuk shkojnë për të rrezuar ata, por shkojnë për të dhënë mesazhin politik se protesta duhet lexuar. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është fakti se protesta janë zhvlerësuar gjithë kohës sepse janë injoruar gjithë kohës sepse pushteti ka përdorur strukturën shtetërore për tu mbrojtur kur janë nderë të kërcënuar. Nuk është rrëzim nga pushteti pse nuk lejon Veliajn aty të futet në bashki, por është mesazhi politik që duhet lexuar.

Protestat në Shqipëri e kanë humbur peshën e tyre të refleksionit më saktë se kanë pasur ndonjëherë. Ne nuk kemi klasë as demokratike as të pjekur, protesta nuk të rrëzon por përcjell mesazhin. Këta qytetarë që janë aty nuk do i hyjnë në sy Veliajt, por mesazhin duhet ta lexojë SPAK. Mbështetja popullore i duhet SPAK dhe jo ajo politike.

Sot që flasim nuk jemi në fushatë elektorale për të rrëzuar një kandidat dhe vendosur një tjetër, kështu që nëse duam të lexojmë këtë mesazh tamam është që SPAK të vazhdojë aty ku është në atë që po bën sepse këta njerëz e mbështesin. Mesazhi për SPAK është shkoj deri në fund se ke mbetur në mes të rrugës sepse nuk është mbyllur me Tushën.

Asgjë që ndodh në bashkinë e Tiranës nuk ndodh pa dijen e kryebashkiakut dhe kryetarit të qeverisë dhe qytetarët këtë e dinë. Veliaj e ka mbaruar ciklin e vetë politik dhe është duke u përpëlitur për të shpëtuar fatin e tij penal sepse në aspektin politik e ka mbaruar ciklin e vetë për të dhe partia e ka të justifikuar faktin se nuk do e kandidojë më. Veliaj nuk ka më të ardhme politike me këto që kanë ndodhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy