Elton John largohet nga Twitter

Elton John largohet nga Twitter

Muzikanti britanik Elton John u largua nga rrjeti social Twitter ditën e djeshme, duke iu bashkuar një sërë personazhes që kanë vendosur të braktisin platformën pas blersjes nga Elon Musk.

John, i cili aktualisht është në turneun e tij të fundit global përdori ndryshimin e fundit të politikës së Twitter si arsye për t'u larguar.

Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për të bashkuar njerëzit. Megjithatë më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të ndarë botën. Kam vendosur të mos përdor më Twitter, duke pasur parasysh ndryshimin në politikat e tyre të fundit, i cili do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll.

Kështu shkroi John në Twitter për 1.1 milionë ndjekësit e tij.

Këngëtari i bashkohet një liste të gjatë të personazheve të famshëm që janë larguar nga Twitter së fundmi, duke përfshirë supermodelen Gigi Hadid, shkrimtaren Shonda Rhimes, ish-kitaristin e White Stripes, Jack White dhe aktorin Jim Carry.

"Më pëlqen muzika juaj. Shpresoj që të ktheheni. A ka ndonjë dezinformatë në veçanti për të cilën jeni të shqetësuar?", tha Musk si përgjigje ndaj postimit të John.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy