Kreu i qeverisë shqiptare zhvillon vizitë surprizë në Turqi. Një ditë pasi ai është kthyer nga vizita në Kosovë, ai shkruan në facebook se ndodhet në Stamboll dhe se ka drekuar me presidentin e Turqisë Erdogan. Sipas Kryeministrit Rama në qendër të bisedimeve është projekti për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.



