Ka qenë dramatike situata për një familje shqiptare që jeton në Rimini, Itali, të enjten në mrëmje. Për shkak të zjarrit që shpërtheu mbrëmë në pallat, ata janë detyruar të hidhen nga kati i dytë për t’i shpëtuar flakëve. Mes tyre ishin dhe një foshnje tremuajshe dhe dy fëmijë më të rritur.



