
Një tjetër persona ka rënë në prangat e Policisë, për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, në shkurt të këtij viti. Blutë e Tiranës kanë identifikuar Bujar Lezën, si bashkëpunëtor të autorit të vrasjes së 66-vjecarit Sofia.
Policia ka ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për 45-vjeçarin Bujar Leza, banues në Larushk, Krujë, të dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.
Momentalisht 45-vjeçari ndodhet në ambientet e burgut të Fushë Krujës, i paraburgosur për veprën penale "Dhuna në familje".
Sipas Burimeve Leza ka patur rol kyç në ekzekutimin e Sofisë, pasi ka negociuar mes porositësve dhe vrasësve me pagesë, dhe gjithashtu ka gjetur armën dhe biçikletën për Shytin që të kryente ekzekutimin.
Shyti, u arrestua teksa punonte si pllakashtrues në aeroportin e Malit të Zi, ku më pas është deportuar menjëherë.
Në dëshminë e dhënë në polici, ai ka pranuar vrasjen, ndërsa ofertën e parë për të kryer ekzekutimin e Sofisë, e kishte marrë nga shoku i tij, Xhuljano Visha i prangosur tashmë. Përpos autorit, të arrestuar janë edhe Skëndër Vathi dhe Leonard Xhixha.



