Që prej ditës së sotme rreth orës 10:00 të paradites kanë dalë në treg biletat për ndeshjen derbi, që do të luhet të enjten në stadiumin “Selman Stermasi” mes Tiranës dhe Partizanit.
Të dyja klubet kryeqytetase kanë publikuar në faqen e tyre në facebook, çmimet e biletave dhe vendet se ku do të ulen tifozeritë e tyre.
Në këtë sfidë skuadra e Tiranës është pritësja dhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë vende në stadium. Çmimet e biletave në tribunat D1 dhe D2, sektor ku do te vendosen “Tirona Fanatics”, do të kushtojnë 500-lekë, ashtu si dhe tribunat E/ F/ G1/ G2/ C1/C2/, që do të kenë të njëtin çmim.
Ndërsa në Tribunat A1/A2 çmimi do të jetë më i lartë, që do të kushtojnë 2000 leke (te reja).
Ndërkohë tifozat e Partizanit do të vendosen në Tribunat B1 dhe B2 që do të kushtojnë 2 000 Lek.
Biletat në Tribunat H1 dhe H2 do të kushtojnë 500 Lek.
Klubi i kuq ka njofuar se biletat e sektorëve H1 dhe H2 ku do të akomodohet grupimi "Ultras Guerrils" do të tërhiqen dhe menaxhohen nga vetë grupimi. Sasia tjetër të biletave do të mund të sigurohet pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”.
Në këtë derbi i cili luhet të enjten në orën 18:00, pritet që stadiumi “Selman Stermasi” të jetë i mbushur plot./f.b



