Sanksionet ndaj Dodik/ MPEJ: Kundërshtojmë çdo përpjekje për të minuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Sanksionet ndaj Dodik/ MPEJ: Kundërshtojmë çdo përpjekje për të minuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Pas ambasadës së SHBA në Tiranë, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë ka reaguar për sanksionet e vendosura ndaj anëtarit serb, Millorad Dodik. Këtë të fundit, Departamenti amerikan i Thesarit e ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive.

Në një postim në Facebook, MEPJ deklaron se Shqipëria mbështet sanksionet ndaj Dodik dhe se përkrahet fuqishëm integriteti territorial i Bosnje Hercegovinës. Po ashtu, MEPJ njofton se kundërshton çdo përpjekje për të minuar paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ne mbështesim sanksionet e vendosura nga Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC). Shqipëria përkrah fuqimisht integritetin territorial të Bosnje Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për të minuar atë dhe që kërcënon paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së ndarjes dhe konfliktit”, shkruan MPEJ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy