Francë, 500 emra të njohur dalin në mbrojtje të “Le Monde”: Ruani pavarësinë editoriale

Francë, 500 emra të njohur dalin në mbrojtje të “Le Monde”: Ruani pavarësinë editoriale

Rreth 500 shkrimtarë, artistë dhe aktivistë të njohurë, përfshirë edhe ish-agjentin e NSA-së, Edward Snowden, dhe romancierin Salman Rushdie, kanë nënshkruar një letër të hapur në mbështetje të gazetarëve të së përditshmes “Le Monde” në betejën e tyre për pavarësi editoriale.

Për të përditshmen franceze, problemet filluan pasi miliarderi çek i energjisë, Daniel Kretinsky, i cili bleu një pjesë të aksioneve të saj vitin e kaluar, refuzoi të nënshkruajë një marrëveshje për pavarësinë editoriale.

Gazetarët i kanë dhënë atij afat deri në 17 shtator për të nënshkruar një marrëveshje të tillë.

"Në kohën kur edhe faktet po sfidohen, liria dhe pavarësia e shtypit janë më shumë se kurrë pasuria më e çmuar publike", thuhet në letrën e hapur të publikuar në faqen e internetit të “Le Monde”, ku paralajmërohet se liria editoriale e gazetës është "nën kërcënim".

Vitin e kaluar, Kretinsky bleu 49 për qind të aksioneve nga kompania në pronësi të Matthieu Pigasse, një nga aksionerët më të mëdhenj të “Le Monde”.

Marrëveshja i dha atij pushtet mbi të përditshmen e krijuar menjëherë pas çlirimit të Parisit në Luftën e Dytë Botërore me kërkesën e liderit të kohës së luftës, Charles de Gaulle.

Fakti që ai u bë një nga aksionerët kryesorë solli shqetësim te gazetarët, lexuesit, stafi dhe themeluesit e Le Monde, që mbikëqyrin pavarësinë e gazettes. Disa e shprehën hapur frikën se ai mund të përpiqet të ndikojë në raportimet e gazetës mbi mjedisin.

"Poli i pavarësisë", siç njihet grupi, po kërkon të drejtën e vetos ndaj çdo aksioneri kontrollues të gazetës.

Një nga dy aksionerët kryesorë të gazetës, miliarderi francez i teknologjisë Xavier Niel, tashmë ka nënshkruar marrëveshjen, por Pigasse dhe Kretinsky ende nuk e kanë bërë këtë hap.

Kretinsky ka hyrë së fundmi në median franceze, ku ka blerë të përjavshmen argëtuese “Marianne” dhe tituj të tjerë të njohur si revista “Elle”. / France 24 /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy