“Ndarja në PD është thelluar”, Çika: S’ka rithemelim, por riciklim të figurave që sollën humbjen (VIDEO)

“Ndarja në PD është thelluar”, Çika: S’ka rithemelim, por riciklim të figurave që sollën humbjen (VIDEO)

Gazetari Nebil Çika analizoi në MCN Live zhvillimet e fundit në selinë blu, duke u shprehur se pas Kuvendit ndarja në PD është thelluar.

Kuvendi i Berishës solli ndarjen e PD-së, marrjen nga Berisha të grupit të vet dhe krijimin e një strukture të re, por nuk është ai që pretendohej, i bashkimit të PD-së. Kemi një ndarje, një hendek që është thelluar më shumë që prej 9 shtatorit. Praktikisht kemi dy administrata, dy forume, dy Kuvende, apo dy Këshilla Kombëtare. Kemi edhe partinë zyrtare, 32 deputetë që munguan dhe kryetar degësh në të gjithë Shqipërinë, që nuk i janë bashkuar lëvizjes së Rithemelimit të Berishës. Çarja është e qartë dhe do vazhdojë akoma më e thellë”.

Gazetari tha se në Kuvend pati një përplasje mes dy fiseve, Berisha dhe Hoti, duke shtuar se përgjegjësia për vazhdimin e çarjes është e ish-kryeministrit. 

Ka qenë poli i tretë, që ka kundërshtuar edhe Berishën edhe Bashën. Pa ndodhur përplasja me Berishën, kundërshtarët e Bashës nuk e ndanin dot nga Berisha. Në momentin që u përplasën për interesa personale, u ndodhi ndarja. Ky grupim vazhdon të jetë akoma në PD. Kuvendi i z.Berisha e çoi atë që nisi si Rithemelim në përplasje të drejtpërdrejtë mes Bashës dhe Berishës. Kuvendi ishte një përplasje mes fisit Hoti dhe Berisha, u kthye në përplasje ndërfisnore. PD ka një krizë më të thellë, Kuvendi vetëm e nxori në pah. Kemi një përplasje që tejkalon PD-në. Ka dy linja. Mendoj që përplasja ose përgjegjësia për vazhdimin e çarjes është e z.Berisha, pasi pala tjetër pati një platformë bashkimi. Çdo përpjekje për bashkim duke injoruar burimin e konfliktit ka dështuar”.

Ndërsa rikthimin e figurave të vjetra në PD, Çika e sheh si proces riciklimi dhe jo rithemelimi.

Nuk është Rithemelim, por një riciklim i figurave që kanë qenë përgjegjës bashkë me Berishën për humbjen e 2013-ës. Ishin përgjegjës të qeverisjes, pjesë të mazhorancës, në 8 vjet dolën kundër PD-së, i hoqën votat. Hoqën 12 mijë vota. Të paktën 2 mandate deputeti iu hoqën nga këta njerëz PD-së”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy