Njeriu më i vjetër i gjallë në botë, Chitetsu Watanabe, ka ndërruar jetë në Japoni në moshën 112-vjeçare, sipas deklaratave zyrtare të vendit, njofton CNN.
Watanabe, i cili po banonte në një shtëpi pleqsh në Niigata, lindi më 5 mars 1907 dhe u konfirmua zyrtarisht nga “Guinness World Record” si njeriu më i vjetër i gjallë më 12 shkurt të këtij viti. Vdiq të dielën, 23 Shkurt.
Në një intervistë me një gazetë lokale në janar 2019, Watanabe tha se sekreti për të jetuar një jetë të gjatë ishte "të mos zemërohesh dhe të mbash një buzëqeshje në fytyrën tënde".



