Kina po plaket/ 300 milionë banorë afër pensionit

Kina po plaket/ 300 milionë banorë afër pensionit

Kina edhe pse prej vitesh ka ndryshuar politikat sa i takon rritjes së popullsisë, por nuk po sheh asnjë rezultat. Plakja e popullsisë është kthyer në një shqetësim serioz edhe në këtë shtet.

Problemi që kërkon zgjidhje është fondi i pensioneve. Dekadën e ardhshme rreth 300 milionë kinezë, nuk do të jenë më fuqi punëtore. Një popullatë thuajse e barabartë me atë të Amerikës është grupmosha dominante në vend.

“Ndryshimi i strukturës moshore në Kinë do të ngadalësojë rritjen ekonomike. Shumë të rritur në moshë pune po largohen nga industria e rëndë në kërkim të punëve më të mira në qytete më të mëdha”, thotë Xiujian Peng, eksperte për demografinë.

Për shumë kohë, ishte përkushtimi i fëmijëve që mbushte boshllëqet për kujdesin ndaj të moshuarve. Por politika një fëmijë për familje e ka prishur këtë kulturë. Sot, sipas ekspertëve kinezë, ka më pak djem dhe vajza që kujdesen për prindërit e tyre të moshuar.

Në vijim, ekonomistët thonë se Kina mund të detyrohet të rrisë moshën e daljes në pension dhe të ndërmarrë investime të zgjuara për të zgjidhur këtë problem të rëndësishëm për të ardhmen e gjigantit aziatik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy