Lamallari: Zjarrvënia kërcënim për jetën dhe pronën, ndëshkimi shkon deri në 15 vite burg

Lamallari: Zjarrvënia kërcënim për jetën dhe pronën, ndëshkimi shkon deri në 15 vite burg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me fenomenin e zjarrvënieve, duke bërë apel për rritje të përgjegjësisë qytetare dhe ndërgjegjësim për pasojat e rënda që sjell shkaktimi i zjarreve nga dora e njeriut.

 

Në një mesazh për qytetarët, Lamallari theksoi se zjarrvënia nuk duhet të konsiderohet si një veprim i pakujdesshëm, por si një vepër penale me pasoja të rënda për jetën e njerëzve, pasurinë dhe mjedisin.

 

Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët.

 

Sipas tij, përballimi i situatave të zjarreve kërkon jo vetëm reagim institucional, por edhe angazhim të çdo qytetari për të parandaluar ngjarje që mund të kthehen në katastrofa.

 

Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe për të shmangur katastrofa. Parandalimi i zjarreve nuk është vetëm detyrë e strukturave shtetërore, por një përgjegjësi që nis nga sjellja dhe kujdesi i secilit prej nesh.

 

Ministri bëri të ditur se legjislacioni penal parashikon masa të ashpra për autorët e zjarrvënieve, me dënime që mund të arrijnë deri në 15 vite burg, në varësi të pasojave të shkaktuara dhe rrethanave të veprës.

 

Ndëshkimi në Kodin Penal për zjarrvënien është ashpërsuar deri në 15 vite burg, në varësi të pasojave dhe rrethanave të veprës. Ata që vendosin zjarrin duhet të kuptojnë se nuk po dëmtojnë vetëm një sipërfaqe pyjore apo një pronë private, por po rrezikojnë jetën e njerëzve dhe sigurinë e komuniteteve.

 

Në përfundim të mesazhit të tij, ministri nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qytetarëve për mbrojtjen e territorit nga zjarret.

 

“Mbrojtja e Shqipërisë nga zjarret fillon me përgjegjësinë e secilit prej nesh. Vetëm përmes ndërgjegjësimit, kujdesit dhe reagimit në kohë mund të shmangim dëme të pariparueshme dhe të mbrojmë pasurinë tonë të përbashkët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy