Demokrati Oerd Bylykbashi thotë se dy shkresa që mbajnë firmën e Enkelejd Alibeajt po mbajnë peng PD-në me bekimin e Edi Ramës. Në “Të Paekspozuarit”, Bylykbashi tha se edhe gjykata qëllimisht nuk po shprehet në lidhje me çështjen e vulës.
Ne i kërkuam kryetares së Kuvendit llogari pse 5 deputetët të PD janë të përjashtuar nga grupi i PD. Përjashtimi është në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe rregulloren e Kuvendit. Ne pamë që me firmën e zotit Alibeaj ishte firmosur përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar, ndërsa vetë Berisha ishte lënë jashtë.
Rregullorja detyron mënyrën e krijimit të grupeve parlamentare. Akti i Lulzim Bashës është i paligjshëm. Shkresa e Alibeajt pa vulë. Janë dy shkresa të dyja me të njëjtën formë që përdoren nga Edi Rama për të mbajtur peng PD-në.
Edi Rama ka interesin ta mbajë peng PD-në.



