
Gjashtë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë, por pa rrezikuar banesat. Zjarret janë aktive në zonat malore në Pukë e Kukës dhe në Thirrë të Mirditës. Ndërkohë, në Gjirokastër flakët kanë shkrumbuar një hapësirë të konsiderueshme pyjore por edhe kullotash.



