Dosja e AKSHI-t, Ndoka: Bandë kriminale me mandat shtetëror, më e rrezikshme se inceneratori (VIDEO)

Dosja e AKSHI-t, Ndoka: Bandë kriminale me mandat shtetëror, më e rrezikshme se inceneratori (VIDEO)

Nard Ndoka, kreu i PDK-së tha në studion e MCN Live se abuzimet tek AKSHI janë gropa më e madhe e korrupsionin në këto 35 vite në Shqipëri.

 

Duke vijuar Ndoka tha goditja e parë për këtë çështje ka ardhur nga rrëfimi i Ahmetaj. Sipas Ndokës, dosja e AKSHI-t më e rrezikshme se inceneratorët.

 

E para është një buxhet i pajustifikuar që është aty. Është keqadministruar dhe vjedhur totalisht. Ka akuza për vjedhjen e rrugëve, aty ka standard matjeje duke e krahasuar dhe me rajonin. Tek AKSHI nuk ke mundësi kontrolli, i bëjnë projektet sipas oreksit të tyre të shfrenuar, e kanë kthyer si parcelë të qartë korrupsioni me vetëdije. Tek AKSHI është një bandë kriminale me mandat shtetëror, politik. Dirigjenti është Edi Rama, pjesa tjetër është mekanizmi. Goditja e parë i ka ardhur nga Ahmetaj. Ai e ka përmendur një realitet të tillë. Është tjetër kur akuzon një opozitar, që i ka me të dëgjuar me thashetheme, tjetër kur e thotë një persin i brendshëm që e ka kuptuar ku janë këto hallka, ndoshta dhe i ka kundërshtuar dhe i ka hap barkun. Në aspektin institucional e linçuan që t’i mbyllnin gojën. E konsideroj si gropën më të madhe që ka pas Shqipëria këto 35 vite. Kjo është më e rrezikshme se inceneratori, se këtë të fundit mund dhe ta kontrollosh. 

 

 

Më tej Ndoka tha se reagimi i opozitës duhet të jetë më i fortë. 

 

Reagimi i opozitës duhet të jetë më i madhe sesa reagimi i sotshëm në Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy