Tetë humbje jete dhe 434 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri

Tetë humbje jete dhe 434 raste të reja me koronavirus sot në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, epidemiologët në terren kanë arritur të zbulojnë edhe 434 të infektuar të tjerë, pasi testuan gati tre mijë qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se numrin më të lartë të rasteve të reja e mban Tirana, më pas vijnë Shkodra, Berati e Fieri. 116 raste në Tiranë, 34 në Shkodër, 33 në Berat, 24 në Fier, 23 në Gjirokastër, 21 në Korçë, 20 në Elbasan, 15 në Sarandë,13 në Vlorë, 12 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Lezhë, Kavajë, 9 në Krujë, 8 në Devoll, nga 7 raste në Lushnje, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Ura Vajgurore, Prrenjas, 5 në Dibër, nga 4 raste në Mirditë, Kamëz, Peqin, Skrapar, Patos, 3 në Fushë Arrëz, nga 2 raste në Kukës, Rrogozhinë, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Has, Mat, Divjakë, Roskovec, Vorë, Poliçan, Dropull.

Në anën tjetër, tetë pacientë të moshave 46-93 vjeç humbën jetën për shkak të koronavirusit, kurse 654 qytetarë u shëruan.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy