PD çon në Kushtetuese “Bordin e Transparencës”, Çupi: Po dëmton interesin e qytetarëve

PD çon në Kushtetuese “Bordin e Transparencës”, Çupi: Po dëmton interesin e qytetarëve

Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi kundër Bordit të Transparencës.

Konkretisht 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.

Që prej disa muajve qytetarët shqiptarë sipas PD janë përballur me abuzimet me çmimet.

Shqipëria është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, gazit dhe benzinës. Edhe pse më të varfrit në Evropë e Rajon, shqiptarët janë përballur me çmimet abuzive të naftës, gazit dhe benzinës.

Deputetja Dhurata Çupi, u shpreh se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, është shndërruar në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.

Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin. Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cënon konkurencën në treg, që sjell ulje të çmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve.

Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë çdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Çdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë.

Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cenojnë lirinë ekonomike, cenojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët. Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtyre ligjeve, mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy