Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Masat ajrore të paqëndrueshme do të mbeten prezente në zonat malore duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominuese, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të paraqitet moti për bregdetin  dhe zonat e ulta.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore. Shirat do të jenë të përkohshëm. Parashikohet që situata e motit të përkeqësohet gjatë orëve të vona të natës.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy