Diaspora në mbështetje të protestave, Hasani: Po kthehet si forcë për rrëzimin e klasës politike (VIDEO)

Diaspora në mbështetje të protestave, Hasani: Po kthehet si forcë për rrëzimin e klasës politike (VIDEO)

Protesta e qytetarëve në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 18-të, ndërsa pjesëmarrësit theksojnë se ajo përfaqëson, sipas tyre, një lëvizje qytetare me përfshirje të gjerë nga diaspora shqiptare. 

 

Në deklaratat publike, protestuesit e cilësojnë këtë mobilizim si një reagim ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend, duke kërkuar ndryshim të thellë institucional.

 

Në një prononcim për MCN Live, avokati Naim Hasani e përshkroi protestën si një moment të paprecedentë në historinë e vendit, duke vënë theksin te energjia dhe përfshirja e të rinjve dhe diasporës.

 

Protesta që hyn në ditën e 18-të është protestë qytetare e paparë ndonjëherë në historinë shqiptare. Vjen nga shtresat më shpresëdhënëse të Shqipërisë dhe si e tillë është një protestë që ka energji dhe shpresë, që sheh nga e ardhmja dhe jo nga bataku 35-vjeçar ku e ka futur politika vendin dhe ka detyruar gjysmën e shqiptarëve të largohen.

 

Ai shtoi se mënyra e organizimit dhe jehona ndërkombëtare e protestës, sipas tij, përbëjnë një element krenarie për shqiptarët kudo që ndodhen.

 

Thirrjet dhe mënyra e organizimit të kësaj proteste deri në rrëzimin e kësaj klase politike është qytetare dhe për t’u marrë shembull. Ajo ka bërë krenarë shqiptarët kudo ku janë, edhe për mënyrën se si është organizuar dhe si po pasqyrohet në mediat ndërkombëtare.

 

Një tjetër fokus i deklaratës së Hasanit ishte roli i diasporës, të cilën ai e cilësoi si më të prekurën nga zhvillimet politike në Shqipëri, duke theksuar largimin masiv dhe ndikimin e tij në familje e ekonomi.

 

Diaspora janë më të prekurit e politikës antishqiptare, sepse janë ata që janë detyruar të largohen nga trojet e tyre, nga shtëpitë dhe familjet për të kërkuar një jetë më të mirë në emigrim. Qëllimi sot është kthimi i kësaj diaspore për të kontribuar në rrëzimin e kësaj politike që ka rrënuar ekonominë shqiptare, emrin e shqiptarëve dhe ka shpopulluar vendin.

 

Sipas Hasanit, kërkesa kryesore e protestuesve është një ndryshim i thellë politik, duke përmendur edhe thirrje të drejtpërdrejta kundër figurave kryesore të politikës shqiptare.

 

Thirrja e çdo shqiptari është ‘Rama në burg, Berisha në burg’, protagonistët e vjedhjes. Diaspora po organizohet në një zë për një politikë të re, pa ata të vjetrit që kanë shkatërruar çdo parim të qytetarëve shqiptarë.

 

Hasani theksoi gjithashtu ndryshimin e dinamikës së protestave ndër vite, duke e krahasuar pjesëmarrjen e sotme me të kaluarën.

 

Në protestat e shkuara prindërit i bënin thirrje fëmijëve që të vinin në protestë, sot është e kundërta. Mjaft më që Shqipëria të mbahet peng nga dyshja Rama–Berisha.

 

Ai shtoi se ngjarje të fundit kanë shërbyer si nxitje për mobilizimin qytetar dhe të diasporës, duke përmendur edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve nga jashtë vendit.

 

U desh çështja e Zvërnecit që të ndizej kjo frymë e rinisë për t’u mbledhur në Tiranë. Shumë qytetarë nga Britania dhe vende të tjera ku jetojnë janë nisur drejt Tiranës për të qenë në ndihmë të protestuesve që prej 17 ditësh janë në shesh.

 

Në përfundim, ai e cilësoi protestën si një manifestim të rëndësishëm qytetar dhe kërkoi që ajo të mbetet paqësore, duke theksuar nevojën për një alternativë të re politike.

 

Ky është një manifestim që nuk është parë ndonjëherë në historinë shqiptare. Duhet t’i tregojmë botës se jemi një vend i lashtë demokratik dhe kemi nevojë për një Shqipëri të re demokratike. Karvani i të rinjve nga diaspora dhe Europa do të jetë i jashtëzakonshëm, por pa trazira. Pas gjithë kësaj zemërate, duhet një alternativë e qartë dhe demokratike për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy