Armëpushimi në Gaza, BE i bashkohet thirrjes së bërë nga SHBA, Egjipti dhe Katari

Armëpushimi në Gaza, BE i bashkohet thirrjes së bërë nga SHBA, Egjipti dhe Katari

BE -ja njoftoi të mbështetjen për thirrjen e fundit të SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për një armëpushim në Gaza, ku Izraeli ka vrarë afro 40,000 palestinezë që nga 7 tetori.

BE i bashkohet Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së në thirrjen e tyre për të përfunduar, pa vonesë, marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në X.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për ndërmjetësimin e tyre për t’i dhënë fund ciklit të padurueshëm të vuajtjeve. Marrëveshja do të hapë gjithashtu rrugën për de-përshkallëzimin rajonal,” shtoi ai.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen theksoi se një armëpushim urgjent në Gaza është “e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetë, për të rivendosur shpresën për paqen dhe për të siguruar kthimin e pengjeve”.

Kështu unë mbështes fuqimisht përpjekjet e udhëhequra nga SHBA, Egjipti dhe Katari për të ndihmuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit që ka nevojë rajoni,” ka shkruar ajo në platformën X.

Edhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel shprehu mbështetjen e plotë për thirrjen trepalëshe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy