Një ditë pas refuzimit të mazhorancës për të çuar në Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, opozita vazhdon ta quajë votimin e djeshëm një vendim të paprecedentë dhe një goditje të rëndë për reformën në drejtësi.
Vetë deputetja në një dalje televizive e ka thjeshtuar edhe më shumë shpjegimin për investimin strategjik në bregdet, duke thënë se qëllimi është për të penguar njerëzit nga mali të bëjnë plazh përpara hotelit të saj.



