Demi e Kazhani në Zululand: Të gjithë janë duke pritur qëndrimin e LSI-së (VIDEO)

Demi e Kazhani në Zululand: Të gjithë janë duke pritur qëndrimin e LSI-së (VIDEO)

Zululandin e sotëm Nano e nisi duke thënë: “Ka ca gjëra që nuk i di e nuk kam për t’i ditur kurrë, fjala vjen se si u krijua bota, ose nëse krijimi i shtetit shqiptar në fillim të shekullit të shkuar u bë për të mirën apo për të keqen e shqiptarëve, etj; dhe mes këtyre gjërave për të cilat nuk kam një përgjigje është edhe kjo: çfarë kuptimi ka që një berishian të protestojë në mbrojtje të demokracisë e të zgjedhjeve të lira?” Pas kësaj, Nano fiiloi bisedën mbi protestën e opozitës me të ftuarit, Mira Kazhani e Enkel Demi. Të dy të ftuarit theksuan se e gjithë zhurma e sotme bëhet në fakt për të bërë për vete LSI-në, se nëse LSI e lë këtë maxhorancë, protesta mbyllet menjëherë, por në të njëjtën  kohë u theksua që LSI-së i dalin llogaritë veç në një koalicion me PS-në, sidoqë marrëdhëniet mes Ramës e Metës janë më të vështira se kurrë. Enkel Demi u pajtua me frikën e opozitës se PS-ja mund të përdorë të fortët, por në këtë pikë Kazhani u shpreh se kulturën e të fortëve e ka krijuar PD-ja e Berisha.

Të dy shprehën rezerva lidhur me lidershipin e Lulzim Bashës. Kazhani tha se Basha nuk ka faj se nuk e lejon Berisha të ndërtojë një PD tjetër, por ndërhyri Nano e tha se “pikërisht për këtë arsye Basha ka faj”.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy