Vdes në burg udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny

Vdes në burg udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalny

Ka ndërruar jetë në ambientet e burgut  Alexey Navalny, një nga udhëheqësit kryesorë të opozitës ruse, raporton shërbimi i lajmeve "Interfax" të premten.

I njohur si kritiku më i zëshëm i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim prej 19 vitesh burg. Veprat penale për të cilat akuzohej Navalny konsiderohen gjerësisht si të motivuara politikisht. "Shkaqet e vdekjes së tij janë duke u përcaktuar", njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

Shërbimi i burgut në rrethin Yamalo-Nenets tha se ai "ishte ndjerë keq" ndërsa ishte duke ecur në ambientet e ajrimit.  “Ai humbi menjëherë vetëdijen", thuhet në një deklaratë, duke shtuar se një ekip mjekësor emergjent u përpoq pa sukses për ta mbajtur në jetë.

“Mjekët e urgjencës e kanë deklaruar të burgosurin të vdekur. Po përcaktohen shkaqet e vdekjes”, vijon deklarata. Avokati i Navalny, Leonid Solovyov, tha për mediat ruse se për momentin nuk dëshironte ta komentonte rastin.

Navalny u transferua në fund të vitit të kaluar në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy