Amnistia fiskale, Gjoka: E mbështesin 80% e emigrantëve. Shqiptarët vidhen nga të huajt   

Amnistia fiskale, Gjoka: E mbështesin 80% e emigrantëve. Shqiptarët vidhen nga të huajt   

Gjin Gjoka, anëtar kryesie në Dhomën e Biznesit të Diasporës, thotë se 80% e emigrantëve shqiptarë e mbështesin amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria vitin e kaluar. Gjoka tha se përmes saj do të përfitojë buxheti i shtetit.

Jam dakord se asnjë shtet i Europës nuk do të ishte dakord që ne të kemi amnisti. Ne kemi në tre shtete emigracionin më të madh, kemi në Amerikë shqiptarë. Këto vende nuk do të ishin dakord që paratë t’u dalin jashtë e të vijnë të investohen në Shqipëri. 80% e emigrantëve e mbështesin amnistinë.

Ne kemi komunikim me të gjithë emigrantët. Me cilindo që kam biseduar, flasim për amnisti fiskale. Nuk janë vetën kamerierët. Ka që kanë punuar në gjermani nga 12 vite pa dokumente. Të mos harrojmë se kemi shumë para të sjella jashtë sistemit nëpër xhepa. Ju e dini që një pjesë e madhe e parave vijnë në këtë mënyrë. Janë 70 mijë emigrantë që punojnë në Maqedoninë e Veriut part time apo full time. Paratë e tyre lëvizin nëpër xhepa.

Sipas Gjokës, shumica e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit synojnë të investojnë në Shqipëri.

Po t'i pyesësh shqiptarët emigrantë, 70-80% e tyre duan të investojnë në Shqipëri. Në çdo vend, edhe ato të Bashkimit Europian, është e pamundur të mos kemi shkelje. Po flasim për 1.2 milionë shqiptarë të cilët janë jashtë.

Kundërshtimin e Bashkimit Europian në lidhje me nismën e qeverisë, Gjoka e sheh si një qasje jo dashamirëse.  

BB, FMN dhe organizmat financiarë... Nuk besoj se kemi kaq dashamirës që duan që të bëhet amnisti në Shqipëri. Ndërkombëtarët nuk e duan. Po të ishin aq mikpritës për zhvillimin e Shqipërisë, e dimë që vijnë miliona dollarë në Shqipëri, sillen nga ata dhe merren po nga ata. Shqiptarët janë vjedhur dhe po vidhen nga të huajt.

Ndërsa skemën e pasaportave të arta, edhe kjo e kritikuar nga institucionet ndërkombëtare, Gjoka e sheh si pozitive, përsa kohë sjell të ardhura në vend.

Shumë vende të botës i kanë përdorur pasaportat e arta në momentet kur kanë pasur leverdi kombëtare. Do të doja nga opozita dhe ekspertët e ekonomisë të kërkonin referendum. Qeveria mendoj se ka marrë riskun përsipër. Nuk e shoh si problem dhënien e pasaportave të arta, përsa kohë ka kontribut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy