“Doza e tretë e vaksinave Covid mund të rrisë rrezikun për efekte anësore serioze”

“Doza e tretë e vaksinave Covid mund të rrisë rrezikun për efekte anësore serioze”

Zyrtarët shëndetësorë të SHBA thanë një ditë më parë se SHBA po rishikon nevojën për një dozë të tretë përforcuese kundër COVID-19 për ata që janë vaksinuar tashmë.

Por ende janë të nevojshme studimet për të verifikuar nëse doza shtesë mund të rrisë rrezikun për efekte anësore serioze.  

Përmes një konference për mediat, Jay Butler nëndrejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se ekziston shqetësimi se një dozë e tretë mund të vijë me rreziqe edhe më të mëdha, shkruan Reuters.

“Efektet anësore që janë raportuar pas dozës së dytë të vaksinës kanë qenë më të mëdha. Ndaj ne jemi të interesuar të dimë nëse një dozë e tretë mund të shoqërohet me një rrezik më të lartë dhe efekte anësore, veçanërisht disa prej atyre efekteve anësore më të rënda, megjithëse shumë të rralla", është shprehur Jay Butler.

Pfizer ka deklaruar se planifikon të kërkojë nga rregullatorët amerikanë autorizimin e një doze përforcuese të vaksinës së saj kundër Covid-19.

Por zyrtarët në Departamentin e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA thanë pas një takimi të hënën me Pfizer se ata nuk e shohin të nevojshme në këtë kohë një dozë të tretë përforcuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy