52 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në një minierë qymyri në Rusi

52 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur në një minierë qymyri në Rusi

Një aksident fatal ka ndodhur në një minierë qymyri në rajonin e Siberisë në Rusi ku kanë humbur jetën të paktën 52 persona. Në mesin viktimave janë të paktën edhe 3 anëtarë nga ekipet e kërkim shpëtimit.

Aksidenti ndodhi kur pluhuri i qymyrit në një bosht ventilimi u dogj duke mbushur minierën me tym dhe krijoi asfiksim. Në momentin e aksidentit në minierë ishin rreth 285 persona ku shumica e tyre vrapuan për t’u larguar. Raportohet se 35 minatorë nuk kanë mundur të dalin jashtë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndaluar operacionin e gjetjes e personave brenda në minierë pasi përqendrimi i gazit metan është shumë i fortë dhe mund të shkaktojë një shpërthim.

49 minatorë janë dërguar në spital të helmuar nga tymi, ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Presidenti Rus, Vladimir Putin u shpreh se shpreson që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy