Transportonte heroinë me furgon, arrestohet në Kakavijë 36-vjeçari

Transportonte heroinë me furgon, arrestohet në Kakavijë 36-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit heroinë. Alban Kapllari, 36 vjeç, u arrestua pasi në mjetin që drejtonte tip mikrobuz të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY u gjetën 2 kg e 60 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në frigoriferin e këtij automjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, me peshë totale 2 kg e 60 gram. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, Alban Kapllari, 36 vjeç , banues në Tiranë . Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy