
Pavarësisht kontrolleve, ende ka restorante, përfshirë edhe në kryeqytet që operojnë në kushte skandaloze. Tre subjekte të tilla janë bllokuar në Tiranë, Gjirokastër dhe Përmet, pasi sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit mbanin ushqimet në ambiente me myk dhe lagështirë, ndërsa kuzhina dhe mjetet ishin krejtësisht të amortizuara.



