Naftëtarët, Tomorri: Nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje afatgjatë (VIDEO)

Naftëtarët, Tomorri: Nuk ka për të pasur asnjëherë zgjidhje afatgjatë (VIDEO)

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, nuk sheh një zgjidhje për situatën e krijuar me kompaninë ARMO në rafinerinë e Ballshit. Në një intervistë në studion e lajmeve në TvT, Tomorri u shpreh se rafineria është një aset toksik që nuk garanton operimin e qëndrueshëm afatgjatë.

Ajo që ka ndodhur dhe ndodh është se kompania është marrë me qira. Nuk ka për të pasur asnjëherë një zgjidhje afatgjatë. Vetë kryeministri Rama e pranoi se rafineria ose kërkon investime të mëdha ose duhet mbyllur përfundimisht. Kur e kuptoi kryeministri se nuk mund të vijojë kështu siç është, unë nuk shoh ndonjë zgjidhje edhe sikur të vijnë azerët. Unë nuk shoh që ARMO do të ketë zgjidhje, nuk besoj se do të ketë zgjidhje afatshkurtër. Do të ndodhë i njëjti skenar. ARMO nuk funksionon dot, ajo vihet në punë vetëm kur vidhen taksat ose lihen punëtorët pa paga”, tha Tomorri.

Duke u ndalur në inceneratorin e Tiranës, Tomorri tha se ai ishte ndër të paktët që nuk iu ndërpre financimi, pavarësisht pandemisë.

Kur qeveria mori vendim për të mbyllur aktivitetin ekonomik, bëri dy akte normative. Akti i parë ishte pagat 26 mijë lekë për ata që humbën punën dhe disa ndryshime të tjera. U shkurtuan pagesat për kontratat koncesionare. Për vitin 2020 ishin 120 milionë euro për kontratat koncesionare nga buxheti i shtetit, 14 PPP në total. Qeveria ndërhyri duke shkurtuar dhe pezulluar disa. I vetmi që nuk u prek dhe nuk u shkurtua ishte inceneratori i Tiranës. Për vitin 2020, buxheti ka 750 milionë lekë pagesë për inceneratorin. Kjo pagesë nuk u prek fare dhe qeveria ka vijuar ta paguajë. Denoncimet e PD edhe unë i kam parë dhe gjatë javës së fundit ka një vëmendje të inceneratori. Figura të PD merren vetëm me këtë kontratë. Ai është vetëm një nga kontratat koncesionare dhe PD nuk ka pasur të njëjtin zell denoncues”, tha ai.

Premtimin e kryeministrit Rama për rritjen e pagave të personelit shëndetësor dhe atij arsimor, Tomorri e sheh si një hap pozitiv, por sipas tij, mbetet për t’u parë se ku mund të ulen shpenzimet.

Fatura e planifikuar e rritjes me 40 të pagave për personelin shëndetësor dhe 15 për mësuesit rreth 7 milirdë lekë. A ka mundësi buxheti t’i gjejë? Sigurisht që po, sepse një qeveri vendos ku do t’i çojë paratë dhe nga do t’i heqë ato. Nuk është zgjidhje kjo përsa kohë nuk xhiron ekonomia. Kjo do të prekë parametrat e buxhetit, do të ulë shpenzimet për investime publike. Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të kuptojmë se ku qeveria ka dhënë më pak dhe ku më shumë. Buxheti nënfinancon prej vitesh të dy sektorët prioritarë shëndetësinë dhe arsimin”, tha ai.

Gjobat për maskat, një masë që nis zbatimin nga e enjtja, Tomorri e cilëson abuzive.

Është një padrejtësi dhe kjo është një sëmundje e hershme në Shqipëri, ku detyrimet lidhen me faturat e shpenzimeve. Mjafton të shohim faturën e ujit, rreth 6 mijë lekë dhe detyrimet tatimore shkojnë katërfish. Është praktikë abuzive dhe ligjërisht e dyshimtë. Nuk mund të mbledhësh në të njëjtin detyrim edhe pagesat për shërbime utilitare, edhe detyrime tatimore dhe gjoba. Nuk e di a mund të ketë më praktikë më abuzive se kaq, kur fatura e gjobës shkon te fatura e dritave, duke vënë në vështirësi familjet. OSHEE mund të shkojë dhe të presë dritat dhe kjo penalizon të gjithë familjen. Politikat publike duhet të pranohen nga qytetarët. Nëse nuk ndodh, nuk ka politikë publike që funksionon. Mbetet për t’u parë a do ta pranojnë qytetarët këtë masë”, tha ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy