
Një moment për të festuar paqen dhe unitetin në të gjithë Evropën, për të rivitalizuar ëndrrën evropiane dhe për të ringjallur integrimin evropian.
E tillë cilësohet Dita e Evropës, ndërkohë që në të gjithë vendet evropiane kjo javë shenjohet nga një sërë aktivitetesh.
Jo pak aktivitete po organizohen edhe në Shqipëri, aktivitete, që në një masë të madhe kanë në qendër të tyre të rinjtë.



