Austri, arrestohet shqiptari i dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist

Austri, arrestohet shqiptari i dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist

Policia austriake ka arrestuar një shqiptar gjatë së premtes, me dyshimet se kishte planifikuar një sulm me bombë në Vjenë.Lajmi u dha nga një zëdhënës i policisë, i cili shtoi se personi ishte arrestuar në një apartament të Vjenës nga forcat speciale rreth orës 18 të pasdites së sotme. Ndalimi i tij vjen si pasojë e paralajmërimeve që kishin dhënë shërbimet sekrete të huaja ndaj autoriteteve austriake për një sulm të mundshëm.“Ka pasur të dhëna të vazhdueshme mbi një sulm të planifikuar në kryeqytetin tonë gjatë ditëve të kaluara”, tha ai.

Një sulm terrorist në një treg Krishtlindjeje në Berlin u mori jetën 12 personave në dhjetor. Agresori, i cili ishte një azilkërkues nga Tunizia të cilit i ishte refuzuar e drejta e azilit, u qëllua për vdekje në Milano vetëm 4 ditë më vonë.

Gazeta austriake “Krone” tha se një grup islamikësh radikalë me prejardhje nga Shqipëria kishin planifikuar nëj sulm në Vjenë mes 15 dhe 30 janarit. Megjithatë, nuk bëhet asgjë e ditur mbi burimet e këtij raporti.I arrestuari ishte nën monitorimin e forcave speciale që pas hyrjes në Austri të premten në mëngjes, thuhet në gazetën “Krone”, ai kishte krijuar një pajisje shpërthyese në Gjermani dhe planifikonte ta përdorte atë në Vjenë, sipas kësaj medieje. “Rasti i sotëm tregon edhe një herë se Austria nuk është një ishull i bekuar”, mësohet të ketë thënë ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy